Sport

Pefqeli kalon në epërsi Malishevën ndaj Prishtinës

Mërgim Pefqeli ka shënuar gol për Malishevën kundër Prishtinës në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me golin e Pefqelit edhe u mbyll pjesa e parë.

Pefqeli i kaloi në avantazh malishevasit në minutën e fundit..

Ai gjuajti fuqishëm nga afërsia dhe mposhti portierin Betim Halimi.

Takimi mes Prishtinës vendëse dhe Malishevës po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.