Sport

Vdekja misterioze e hendbollistit kroat – policia thotë se nuk ka pasur dhunë, familja ka version tjetër të tregimit

 

Ende nuk është sqaruar se çka i ka ndodhur kroatit Denis Tot, hendbollistit 27-vjeçar të klubit Butel nga Shkupi, në diskotekën elitare shkupjane dhe klubin e natës “Privilege”.

Pas disa orë përpjekje të mjekëve në Qendrën Klinike të Shkupit, të udhëhequr nga drejtoresha Maja Mojsova, Tot vdiq të premten pasdite.