Sport

Kuvendarët nisën të mblidhen për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së

Delegatët e Kuvendit zgjedhor kanë nisur të mblidhen në objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni.

Kuvendi zgjedhor pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa kandidati i vetëm është kryetari aktual Agim Ademi.

Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Gazetarët dhe mediat e tjera, përveç “ArtMotion”, nuk janë lejuar ta përcjellin ngjarjen brenda selisë së FFK-së. Kjo është arsyetuar me faktin që “nuk ka vend të mjaftueshëm”.