Kevin De Bruyne është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit. De Bruyne shënoi golin e fitores për Cityn.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se prej De Bruynes në pjesën e parë është pritur më shumë asistimi se goli.
“Në pjesën e dytël oja e tij pozicionale ishte e shkëlqyer. Vëmendja e tij te shënimi i golit ishte çelësi për hapjen e mbrojtjes së Madridit. Përfundimi i aksionit ishte në nivelin më të lartë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Vet De Bruyne ka thënë se ishte vështirë ndaj Atleticos që luajti me pesë lojtarë në mbrojtje e pesë në mesfushë.
“Pjesa e parë ishte e vështirë, në të dytën kemi krijuar disa shanse dhe është mirë që kemi konkretizuar një”, ka thënë De Bruyne.
Ai ka folur edhe për golin.
“Kam bërë vrapimin dhe Phil Foden më gjeti në mënyrë të përkryer. Ishte shumë e vështirë. Atletico ka luajtur me pesë lojtarë prapa dhe pesë të tjerë në mesin e fushës. Pres ndeshje të ngjashme edhe në Spanjë. Nëse ndeshja është e ngushtë lojtarët e Atleticos duhet të sulmojnë më shumë”, ka shtuar De Bruyne.