Mesfushori Juan Mata pritet të jetë përforcimi i parë i Real Sociedadit për sezonin e ri, ka njoftuar “AS” të martën.
Mata 33-vjeçar do t’i bashkohet Sociedadit si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Mësohet se Mata ka refuzuar ofertën e Unitedit që pas këtij sezoni t’i bashkohet stafit të klubit, pasi është i vendosur për të vazhduar karrierën.
Te Sociedadi, Mata do të ribashkohej me David Silvan, me të cilin ka luajtur te Spanja dhe Valencia.
Mata nuk bën pjesë në planet e Unitedit këtë sezon, pasi ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Unitedit në janar të vitit 2014 nga Chelsea.