Sport

Leno refuzon kalimin te Newcastle

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, ka refuzuar transferimin te skuadra e Newcastlet në fund të këtij sezoni, ka njoftuar “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se Newcastle i ka bërë ofertë Arsenalit për Lenon, por portieri gjerman ka preferuar kthimin në Bundesligë.

Arsenali kishte pranuar ofertën prej dhjetë milionë eurosh, por Leno 30-vjeçar u ka dhënë përparësi negociatave me ekipet gjermane. Leno, i cili e ka humbur vendin e titullarit nga Aaron Ramsdale ka vendosur të largohet nga Arsenali në verë, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.

Këtë edicion Leno ka vetëm tetë paraqitje për londinezët.