Sport

Batatina: Kemi humbur shumë shanse ndaj Prishtinës

Descriptive Text

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Prishtinës.

Megjithatë Batatina beson se ekipit do të rikthehet te fitorja nga ndeshja e radhës.

“Mendoj që ka qenë një taktikë e imja pse e kam nisur me këtë formacion. Kam dashur t’i ruaj disa lojtarët pasi kanë pasur angazhime me Përfaqësuese. Pjesa e parë ishte e dominuar nga ne derisa në pjesën e dytë kemi bërë disa lëshime të cilat na kushtuan. Kemi marrë gol shumë herët e kemi dominuar ndeshjen, por pranuam sërish gol. Po të ishim më të vëmendshëm do të mund ta kishim shmangur humbjen”, deklaroi Batatina.

Pas një kohe të gjatë, kampionia në fuqi, Prishtina u kthye në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fitoi ndaj llapjanëve me rezultatin 2:1.