Prishtina dhe Llapi do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll pas shortit të tërhequr të enjten në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Këto dy skuadra u përballën edhe në gjysmëfinalen e sezonit të shkuar, ku Llapi eliminoi Prishtinën për të triumfuar në Kupën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Në ndeshjen e parë që luhet më 7 prill Prishtina është vendase, ndërsa e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë më 13 prill.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të përballen Drita me Ramiz Sadikun.