Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar zyrtarisht një ligj që thotë se personat e shpallur fajtorë për përhapjen e lajmeve të rreme për punën e zyrtarëve jashtë vendit mund të dënohen deri në 15 vjet burgim, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.
Dënimet janë të ngjashme me ligjin e miratuar në fillim të këtij muaji, i cili synon të ndëshkojë ata që përhapin lajme të rreme për forcat e armatosura ruse, tha agjencia.
Ligji u miratua pas pushtimit të Ukrainës.
Interfax citoi një deputet që thoshte se “ligji i ri ishte i nevojshëm sepse njerëzit po përhapnin lajme të rreme për ambasadat e Rusisë dhe organizatat e tjera”.