Sport

Liverpooli kthen sytë nga Lewandowski

Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Robert Lewandowski.

Polaku ka gjasa që të largohet nga Bayerni gjatë verës dhe ekipi nga Premier League është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij.

Liverpooli po e sheh Lewandowskin si zëvendësim ideal për egjiptianin Mohamed Salah, i cili ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm për ta vazhduar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, kurse edhe këtë edicion ka vazhduar me formë fantastike.

33-vjeçari ka realizuar 45 gola në 37 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.