Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, triumfin ndaj Prishtinës e ka quajtur si shumë të rëndësishëm. Ai ka falënderuar lojtarët për angazhimin dhe tifozët për përkrahjen.
“Djemtë bënë një ndeshje të madhe. Një pjesë e parë e dominuar në çdo aspekt. Mungonte vetëm finalizimi. Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Një ndeshje e madhe nga skuadra jonë, si në qarkullim të topit e po ashtu edhe krijuam shumë për ta fituar takimin. I falënderoj tifozët për mbështetjen dhe lojtarët për angazhimin”, u shpreh Nuhiu.
Kjo ishte fitorja e parë e Dritës pas katër ndeshjeve. Kishte dy humbje dhe dy barazime në duelet e fundit në kampionat.