Sulmuesi Paulo Dybala dhe trajneri Massimiliano Allegri janë përplasur verbalisht në stërvitjen e së premtes, në qendrën stërvitore të Juventusit.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se sulmuesi argjentinas dhe bashkëlojtari i tij, Juan Cuadrado, kanë shkuar në zyrën e Allegrit për të pyetur rreth planeve të stërvitjeve të së shtunës, një ditë para ndeshjes me Salernitanan.
Kërkesa lidhej me programin stërvitor para ndeshjes dhe kohën e seancës stërvitore.
Dyshja ka dashur më shumë orë liri dhe kjo ka çuar deri në përplasjen verbale mes Allegrit dhe Dybalas, pasi sipas teknikut italian, kërkesa e tyre ka qenë jo e duhura, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Villarreali.