Sport

Mallorca e kënaqur me Muriqin, synon ta blejë kartonin e tij

 

Te skuadra e Mallorcas janë optimistë se do të mbesin pjesë e La Ligas edhe për sezonin e ardhshëm, pasi klubi synon ta mbajë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin përtej këtij sezoni.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Mallorca po synon ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Muriqit, të cilin e huazoi në afatin kalimtar të janarit.