Sport

Ylli pa telashe ndaj Tiranës

 

Golden Eagle Ylli nuk ka pasur vështirësi për ta mposhtur Tiranën në xhiron e parafundit të pjesës së rregullt të Ligës Unike. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Ylli ka triumfuar me rezultatin 96:72.

Për Yllin, kjo është fitorja e 12-të në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligën Unike, e cila e forcon në krye të tabelës me 25 pikë të mbledhura.