Robert Lewandowski nuk po e mendon largimin nga Bayern Munichu. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi polak është në pritje për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Bayernin.
Kontrata aktuale e Lewandowskit skadon në vitin 2023. “Bavarezët” thuhet se do t’i ofrojnë Lewandowskit kontratë trevjeçare me rritje të pagë.
Për shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar interesim ka shprehur Barcelona.
Lewandowski këtë edicion në 36 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 43 gola.