Sport

Daku shënon golin e parë në Slloveni

Mirlind Daku e ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit të Sllovenisë.

Sulmuesi shtatlartë realizoi gol të rëndësishëm në fitoren që Mura e arriti të enjten mbrëma kundër NK Olimpijas, 3:2. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 26-të të elitës së futbollit slloven.

Daku, i cili luajti deri në fund të ndeshjes, shënoi në minutën e tetë. 24-vjeçari ka edhe tri asistime në kampionatin slloven.

Mura me pikët e plota ka kaluar në pozitën e katërt dhe ka 40 pikë. NK Olimpija ka 45 pikë në vendin e tretë, pozitë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.