Sport

Xavi: Nuk jemi favorit në Ligën e Evropës

Xavi Hernandez ka refuzuar ta pranojë se Barcelona është favorite për ta fituar Ligën e Evropës.

“Blaugrana” është në formë të mirë në La Liga, duke kaluar në vendin e tretë pas rezultateve pozitive.

Po ashtu, Barcelona ka impresionuar me paraqitje në fazën e nokautit kundër Napolit, duke barazuar në ndeshjen e parë dhe duke fituar në të dytën.

Barça asnjëherë nuk e ka fituar Ligën e Evropës, por në javët e fundit vlerësohet si kandidatja kryesore për të triumfuar në këtë garë.

“Nuk e shoh se jemi favorit. Favorit është kampioni i edicionit të shkuar. Sevilla është më favorite se ne. Jemi prej kandidatëve për të triumfuar. Jemi të kënaqur. Nuk është Ligë e Kampionëve por është garë evropiane. Duhet të bëjmë ndeshje të madhe. Jemi në formë të mirë”, theksoi Xavi para ndeshjes me Galatasarayn të enjten mbrëma në konferencën për shtyp.