Sport

FIGC-ja arrin marrëveshje me “Adidasin”

“Adidasi” do të jetë sponsor i ri në veshmbathjet e Federatës së Futbollit të Italisë, ka njoftuar federata italiane të mërkurën.

“Azzurrët” do ta përfundojë kontratën me kompaninë tjetër “Puma” në fund të vitit.

Kontrata e re do të jetë katërvjeçare me vlerë prej 35 milionë euro në vit.

Kjo marrëveshje e përfshinë përfaqësuesen e meshkujve dhe të femrave të Italisë, si dhe ekipet e “esports”.