Erling Haalandi pritet të largohet nga Dortmundi në verë. Për sulmuesin norvegjez janë të interesuara disa klube të mëdha evropiane.
“AS” shkruan se Real Madridi është gati të rrisë interesimin për Haalandin.
Bëhet e ditur se transferimi mund të realizohet në verë. Reali që një kohë të gjatë e ka prioritet sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappen, por në listë është edhe Haalandi.