Sport

Juventusi fiton gjysmëfinalen e parë kundër Fiorentinës

Juventusi e fiton gjysmëfinalen e parë kundër Fiorentinës si mysafir me rezultatin 1:0.

“Zonja e Vjetër” ka arritur triumfin në kohën shtesë dhe e ka bërë një hap drejt finales së Kupës së Italisë.

Lorenzo Venuti ka shënuar autogol në minutën e 91-të.

Ndeshja e kthimit ku edhe do të përcaktohet skuadra finaliste, do të luhet më 20 prill në Torino.