Sport

Shaqiri debutoi me barazim te Chicago Fire

Xherdan Shaqiri debutoi për skuadrën e re Chicago Fire. Ai luajti gjatë tërë takimit kundër Inter Miamit, ndeshje që përfundoi pa gola.

Për reprezentuesin kosovar të Zvicrës ishte ndeshja e parë në ligën MLS. Ai te Chicago Fire u transferua javë më parë nga skuadra e Lyonit të Francës.

Transferimi i Shaqirit bëri bujë në SHBA, pasi shquhet për karrierë të madhe që ka. Te Inter Miami u paraqit po ashtu një tjetër futbollist me emër, argjentinasi Gonzalo Higuain.