Gjilani fiton “ndeshjen e penalltive” ndaj Dukagjinit

Gjilani fiton “ndeshjen e penalltive” ndaj Dukagjinit
Tre gola të shënuar nga tri penallti të akorduara ishte bilanci i ndeshjes mes Gjilanit e Dukagjinit, që përfundoi me fitoren e ekipit vendas.
Të enjten, Gjilani triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1 përballë Dukagjinit në ndeshjen e xhiros së 21 të Superligës së Kosovës.
Dy golat për Gjilanin, i shënoi kapiteni Gerhard Progni. Progni ishte i saktë nga penalltia në minutën e 25-të dhe 64-të. Ndërkohë, për Dukagjinin, realizoi Mentor Zhdrella po ashtu nga penalltia (59’). Gjilani ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë, u përjashtua portieri Enea Koliçi.
Me këtë fitore, Gjilani ka 42 pikë, sa i ka edhe Ballkani që është lider. Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 18 pikë.
Për Dukagjinin, kjo është ndeshja e tetë rresht në Superligë që nuk di për fitore, ka regjistruar katër humbje karshi katër barazimeve.
Gjilani rikthen epërsinë, shënon sërish nga penalltia
Skuadra e Gjilanit ka rikthyer epërsinë prej një goli që e pati në pjesën e parë kundër Dukagjinit.
Katër minuta pasi Dukagjini barazoi rezultatin, skuadra e Gjilanit shënoi për rezultatin 2:1. Edhe këtë herë, golashënues ishte Gerhard Progni. Ai realizoi nga penalltia, e cila u akordua pasi një lojtar i Dukagjinit luajti me dorë brenda zonës.
Duhet theksuar se Gjilani është me një futbollist më pak pasi në minutat shtesë të pjesës së parë u përjashtua me karton të kuq portieri Enea Koliçi. Po ashtu, të tri golat e këtij takimi janë shënuar nga pika e bardhë.
Dukagjini barazon rezultatin
Skuadra e Dukagjinit e ka barazuar rezultatin kundër Gjilanit.
Golin e barazimit për ekipin nga Klina e ka shënuar mesfushori Mentor Zhdrella. Zhdrella në minutën e 59-të shënoi nga penalltia.
Gjilani shkon në pushim me avantazh dhe një lojtar më pak
Skuadra e Gjilanit është në epërsi prej një goli përballë Dukagjinit (1:0). Golin e vetëm në këtë pjesë të lojës, e shënoi Gerhard Progni.
Kapiteni i Gjilanit, Progni shënoi nga penalltia në minutën e 25-të, e cila u dha pas rishikimit të rastit me sistemin VAR.
Në minutat shtesë, Gjilani ka mbetur me një lojtar më pak. Portieri Enea Koliçi është përjashtuar me karton të kuq.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe po zhvillohet në qytetin e Gjilanit.
Gjilani në epërsi ndaj Dukagjinit
Skuadra e Gjilanit ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll.
Rezultatin e zhbllokoi kapiteni i Gjilanit, Gerhard Progni.
Progni shënoi në minutën e 25-të nga penalltia që u akordua pas intervenimit të sistemit VAR.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Coutinho refuzon largimin nga Aston Villa

PSG-ja insiston për Silvan

Rodri drejt Barcelonës

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Reali me ofertë për Barellan

Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos

Monza shmangu disfatën nga Sampdoria në minutën e 99-të

Fitore e rëndësishme e Balliut me Vallecanon

Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja

Kroatët shkruajnë për rritjen e Rrahmanit: U shit për dy milionë, tani vlen 25 milionë

Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror
