Benfica barazon me Ajaxin

Benfica barazon me Ajaxin
Skuadra e Benficas ka barazuar në shtëpi përballë Ajaxit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Dueli i luajtur të mërkurën mbrëma, është mbyllur me rezultatin 2:2. Në fakt, Ajaxi ishte dy herë në epërsi por Benfica reagoi duke shënuar dy gola për të barazuar në këtë duel.
Golat për Ajaxin i shënuan Dushan Tadiq (18’) e Sebastien Haller (29’). Haller shënoi autogol në minutën e 26-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Roman Yaremchuk në minutën e 72-të.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, zhvillohet në Amsterdam pas dy javësh.
Ajaxi po fiton në Lisbonë
Ajaxi është duke fituar 2:1 si mysafir i Benficës pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje po zhvillohet në Lisbonë dhe është takimi i parë i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Dushan Tadiq kaloi në epërsi Ajaxin në minutën e 19-të.
Benfica barazoi shifrat në minutën e 26-të me autogolin e Sebastien Hallerit.
Pas katër minutash ishte vet Halleri që shënoi për Ajaxin për të kthyer serish epërsinë 2:1.
Ajaxi shënon ndaj Benficas
Ajaxi ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Benficës, takim që po luhet në Lisbonë.
Dushan Tadiq ka shënuar për ekipin holandez në minutën e 19-të.
Ky është dueli i parë i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve mes këtyre ekipeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Plzeni ka siguruar kualifikimin, por udhëtoi për fitore në Tiranë

Prizreni befason Pejën, triumfon në “Karagaç”

Benfica fiton ndaj Dobovecit në sekondat e fundit

Boksierët shpresojnë të marrin përgjigje lidhur me Evropianin në Beograd

Ronaldo përballet me padi miliardëshe shkaku i Binances

Te Ballkani janë gati për “finalen e parë”

Fitojnë Struga e Shkëndija, Gostivari barazon me Shkupin

Hajduku është gati t’i shpenzojë një milion euro për Selahin

Hamidi i Ballkanit, shpallet “Ylli i Javës”

Interi siguron brazilianin Bento

PSG-ja nxjerr në shitje Ekitiken
