Sport

Bardhi i plot në barazimin e Levantes

Enis Bardhi ka luajtur tërë ndeshjen sonte për Levanten në barazimin e arritur në udhëtim ndaj Celta Vigos.

Levante barazoi 1:1 me Celta Vigon.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të La Ligas.

Franco Cervi (67’) realizoi për Celtan, ndërsa Roger Marti (82’) për Levanten.

Levante mbetet në pozitën e fundit në tabelë në La Liga me 15 pikë nga 25 ndeshje.