Sport

Zhvleftësimi i golit si mysafir nënkupton epokë të re për Championsin

 

Juergen Klopp dhe 15 trajnerët e tjerë që kanë mbetur ende këtë edicion në Ligën e Kampionëve kanë një gjë më pak për të menduar kur ta përgatisin ekipin për ndeshjet e fazës së nokautit. Ky është edicioni i parë në 57 vjet që rregulli i golit si mysafir – mënyrë që vendoste ndeshjet e garave evropiane për klube – nuk do të përdoret më.

UEFA njoftoi heqjen e rregullit vitin e kaluar, duke thënë se ai e kishte tejkaluar dobinë e tij dhe po i pengonte ekipet vendase të sulmonin nga frika se mos u jepte avantazh kundërshtarëve të tyre.