Portieri Thomas Strakosha mund të ndryshojë mendje dhe të mbetet te Lazio. Sipas mediave italiane, portieri shqiptar ka gjasa të jetë pjesë e Lazios edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Në fakt, Strakosha më herët kishte refuzuar rinovimin e kontratës me klubin që i skadon në fund të sezonit për shkak të hapësirës së vogël që ka pasur këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, krerët e klubit po mundohen ta bindin portierin e Shqipërisë të mos largohet si lojtar i lirë dhe tashmë i kanë bërë ofertë të re. Madje, i kanë premtuar se llogaritin në shërbimet e tij.
Strakosha këtë edicion ka luajtur në vetëm 10 ndeshje në Serie A, kurse interesim për transferimin e 26-vjeçarit kanë shprehur ekipet nga Anglia.