Atletico ka marrë një fitore në fund kundër Getafes, duke e mposhtur me rezultat 4:3 në fund.
Në “Wanda Metropolitano” u zhvillua një ndeshje e jashtëzakonshme.
Atletico shënoi dy golat e parë përmes Correas (19’) dhe Cunhas (27’). Fillimisht, Luis Suarez (9’) humbi një penallti.
Por Getafe u kthye dhe brenda 12 minutave përmbysi rezultatin. Mayoral (30’) dhe dy golat e Enes Unal (37’ 42’) nga penalltia kompletuan përmbysjen e mysafirëve, e cila nuk zgjati shumë, pasi Correa (45+4’) barazoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3:3.
Në pjesën e dytë, Atletico mbeti me një lojtar më pak kur Felipe u ndëshkua me karton direkt të kuq për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.
Por skuadra e Simeones arriti të marrë tri pikë në fund, falë golit të Hermosos në minutën e 89-të.
Atletico ngjitet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Getafe është e 15-ta me 25 pikë.