Drenica me një lojtar më pak në fushë

Drenica me një lojtar më pak në fushë
Drenica nga minuta e 77-të do të detyrohet të luajë me një lojtar më pak në fushë.
Pas një dueli që e pati Fatlum Gashi me Gerhard Prognin, Gashi i Drenicës ndërhyri ashpër në futbollistin e Gjilanit.
Mesfushori Gashi fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë. Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari Mentor Ajeti, e anuloi kartonin e verdhë dhe e ndëshkoi Gashin direkt me të kuq.
Gjilani barazon shifrat në Skenderaj
Shend Kelmendi ka barazuar shifrat për skuadrën e Gjilanit në ndeshjen që po e luan në udhëtim te Drenica në “Skenderaj”.
Aktualisht, rezultati në stadiumin “Bajram Aliu” është 1:1.
Drenica avancoi në pjesën e parë, por Kelmendi me gjuajtje të saktë zhagas, barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 71-të.
Drenica shënon nga penalltia kundër Gjilanit
Skuadra e Drenicës është duke fituar në ndeshjen kundër Gjilanit në stadiumin “Bajram Aliu”.
Penalltia u dha nga gjyqtari kryesor Mentor Ajeti, vetëm pas rishikimit të VAR-it.
U krijua tollovi brenda në zonë, por gjyqtari vendosi për pikën e bardhë pasi e rishikoi rastin.
Kreshnik Uka mposhti Enea Koliçin nga 11-të metra në minutën e 25-rt. Ishte goli i 11-të sezonal për sulmuesin e krahut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Coutinho refuzon largimin nga Aston Villa

PSG-ja insiston për Silvan

Rodri drejt Barcelonës

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Reali me ofertë për Barellan

Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos

Monza shmangu disfatën nga Sampdoria në minutën e 99-të

Fitore e rëndësishme e Balliut me Vallecanon

Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja

Kroatët shkruajnë për rritjen e Rrahmanit: U shit për dy milionë, tani vlen 25 milionë

Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror
