Drita ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll pas fitores së thellë të arritur përballë Fushë-Kosovës. Skuadra e Superligës, Drita mposhti atë të Ligës së Parë, Fushë-Kosova me rezultat të thellë 5:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në stadiumin e Ramiz Sadikut. Golin e parë për Dritën e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 27-të nga penalltia. Nga penalltia shënoi golin e dytë Arbnor Muja në minutën e 42-të. Dy minuta më vonë Marko Simonovski realizoi golin e tretë për Dritën. Për 4:0 u përkujdes Almir Ajuzeraj në minutën e 62-të, kurse të pestin e realizoi sërish Arbor Muja në minutën 69-të.