Vedat Muriqi debutoi te Mallorca të mërkurën në humbjen nga Rayo Vallecano me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi çerekfinales së Kupës së Spanjës dhe me disfatën e pësuar, Mallorca është eliminuar.
Muriqi ka qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë, pavarësisht humbjes.
Sulmuesi kosovar ka pasur 22 duele në ajër. Ka arritur t’i fitojë 15 prej tyre.
Kjo është hera e parë që një lojtarë i La Ligas fiton kaq shumë duele në ajër në të gjitha garat.