Sport

Mane është plotësisht i gatshëm për çerekfinale

Sadio Manes i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur për Senegalin në çerekfinale të Kupës së Afrikës kundër Guinesë Ekuatoriale të dielën në orën 20:00.

Lajmi u bë i ditur vetëm disa ditë pasi sulmuesi i Liverpoolit pësoi lëndim në kokë, në duelin që e pati me portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinhan.

Senegali e fitoi atë ndeshje dhe u kualifikua në çerekfinale, por Mane përfundoi në spital për ekzaminime më të thella mjekësore.

Mane e kishte shënuar golin e parë në fitoren 2:0, por më pas e la fushën.

29-vjeçari nuk ka shenja të tronditjes sipas mjekut të Përfaqësueses së Senegalit, Abdourahmane Fdior.