Sport

Suedia në finale të Evropianit, eliminon kampionen olimpike

Suedia i është bashkuar Spanjës në finale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar të premten mbrëma në Budapest, Suedia fitoi ndaj Francës me rezultatin 34:33.

Franca është kampione olimpike, por suedezët shfaqën më shumë të premten mbrëma. Finalja Suedi – Spanjë luhet të dielën nga ora 18:00. Franca e Danimarka luajnë për vend të tretë nga ora 15:30.

Ndeshja kishte fund dramatik. Por në sekondat e fundit portieri i Suedisë, Andreas Palicka ndali një gjuajtje të francezëve. Palicka i bëri plot 12 pritje dhe udhëhoqi Suedinë drejt finales. Jim Gottfridsson ishte më efikasi te Suedia me nëntë gola. Shtatë i shtoi Lucas Pellas.

Te Franca më efikasi ishte Aymeric Minne me tetë gola, sa i kishte edhe Hugo Descat. Por ka munguar kontributi i portierëve.