Wolverhamptoni nuk do ta lirojë mesfushorin Ruben Navas, pasi ka refuzuar të gjitha ofertat për të.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë refuzuar një ofertë prej 35 milionë funtesh për portugezin nga Manchester Unitedi.
Krerët e Wolverhamptonit kanë kërkuar rreth 45 milionë funte për ta liruar 24-vjeçarin. Madje, te Wolvesi janë të bindur se Neves do të mbetet deri në fund të sezonit në ekip.
Së fundmi, në garë për Nevesin ka hyrë edhe Arsenali.