Sport

Amad Diallo i bashkohet Rangersit

Futbollisti i Manchester Unitedit, Amad Diallo, i është bashkuar Rangersit si huazim për gjashtë muaj, një vit pasi u transferua në “Old Trafford” për 19 milionë funte nga Atalanta.

Futbollisti i krahut është paraqitur në vetëm nëntë ndeshje për “djajtë e kuq”, qëkur u transferua nga skuadra e Serie A të Italisë.

19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është vlerësuar lartë nga drejtori sportiv i Rangersit, Ross Wilson.

Rangersi kishte nevojë për përforcimin e sulmit pasi Ianis Hagi e humbi sezonin në javën që shkoi.