Arthur Cabral pritet të zyrtarizohet së shpejti te Fiorentina. Ai do të transferohet nga Baseli për 14,5 milionë euro, kanë njoftuar mediat italiane.
Cabral te Fiorentina do ta zëvendësojë Dushan Vlahoviqin, që deri në fund të javës pritet të zyrtarizohet te Juventusi.
23-vjeçari brazilian ka shkëlqyer te Baseli së fundi. Cabral të enjten mbrëma u shpall lojtari më i mirë i vitit në Superligën e Zvicrës.