Sport

FIFA e përkrah presidentin e FSHF-së

Presidenti i shtëpisë botërore të futbollit, Gianni Infantino, i ka dërguar letër përkrahëse presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Dukës.

Letra përkrahëse e presidentit të FIFA-s për presidentin Duka ka ardhur të enjten dhe lidhet me sulmin me tritol që është bërë në shtëpinë e të parit të futbollit të Shqipërisë ditë më parë.

Image

“I dashur President. Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkruhet në letrën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.