Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës pasi ka eliminuar Egjiptin.
Të mërkurën, në ndeshjen çerekfinale, Bregu i Fildishtë ka shënuar fitore me rezultatin 5:4 pas penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet e këtij dueli të luajtur në Douala, përfunduan pa gola. Penalltinë vendimtare për Egjiptin që e kualifikoi tutje, e shënoi sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah.
Në fakt, të gjithë futbollistët e Egjiptit ishin të saktë nga pika e bardhë duke shënuar pesë herë. Ndërkohë, te Bregu i Fildishtë, penalltinë e vetme e humbi qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly. Në çerekfinale, Egjipti do të përballet me Përfaqësuesen e Marokut.