Sport

Van de Beeku drejt Crystal Palacet

Crystal Palace dhe Manchester Unitedi janë në bisedime për holandezin, Donny Van de Beek.

Fabrizio Romano shkruan se Crystal Palace po kërkon huazimin e mesfushorit të Unitedit deri në fund të sezonit.

Theksohet se është duke u diskutuar që klubi anglez të marr përsipër mbulimin e pagave të lojtarit.

Lojtari pëlqehet nga trajneri Patrick Vieria i cili e do në skuadër këtë muaj.

24-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2025.

Ai iu bashkua klubit anglez nga Ajaxi në shtator të vitit 2020 për 39 milionë euro.

Një gol në 14 ndeshje është bilanci i tij këtë sezon.