Sport

Goli i Hakimit vendimtar, Maroku në çerekfinale

Foto: AFP
 

Maroku është përfaqësuesja e radhës që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll. Maroku të martën mbrëma e mposhti Malawin me rezultatin 2:1, në ndeshjen e gjashtë të një të tetës së finales. Malawi kaloi në epërsi që në minutën e shtatë.

Gabadinho Mhango shënoi supergol me goditje nga distanca. Rezultati në 1:1 u barazua në fund të pjesës së parë (45+2’). Youssef En-Nesyri shënoi me goditje me kokë. Golin e fitores për Marokun e shënoi lojtari i PSG-së, Achraf Hakimi.