Sport

Barcelona nis negociatat me Moratan

Alvaro Morata pritet të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Juventusit.

Sulmuesi spanjoll mund t’i bashkohet Barcelonës që po e kërkon transferimin e Moratas me ngulm.

Të dy klubet kanë nisur negociatat dhe lojtari është i gatshëm të rikthehet në La Liga.

Morata është i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi deri në fund të këtij edicioni. Edhe drejtuesit e klubit madrilen janë pajtuar për një lëvizje të tillë.