Sport

Komorosi fiton zemrat e tifozëve të futbollit

 

Shumë njerëz kanë kuptuar për Komorosin të hënën mbrëma përmes futbollit. Ishulli i vogël me rreth 850 mijë banorë, për herë të parë garoi në Kupën e Afrikës në futboll dhe ka pasur paraqitje të denjë. Komorosi në një të tetën e finales kaloi si i treti në grupin C, ndërsa la në vend të katërt Ganën.

Ndeshjen e raundit nokaut e luajti të hënën mbrëma, ndërsa përballë e kishte favoritin, Kamerunin, që edhe e organizon Kupën e Afrikës. Komorosi e luajti gjithë ndeshjen me një mbrojtës në portë. Tre portierët munguan për shkak të koronavirusit (dy) dhe lëndimit.