Sport

Franca me fitore të thellë ndaj Malit të Zi

Franca nuk ka pasur telashe për të mposhtur Malin e Zi dhe për të bërë hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales në Evropianin e hendbollit. Të hënën mbrëma në Budapest, Franca fitoi me shifrat 36:27.

Pas katër ndeshjeve, Franca është e dyta në Grupin I të raundit kryesor.

I ka gjashtë pikë, dy më pak se Danimarka që tani është në gjysmëfinale. E treta është Islanda me katër pikë. Holanda, Mali i Zi dhe Kroacia i kanë nga dy pikë dhe janë pa gjasa për kalim në gjysmëfinale. Në ndeshjet e fundit në grup, të mërkurën, takohen: Mali i Zi – Islanda, Holanda – Kroacia, Danimarka – Franca.