Sport

Ulpiana transferon mbrojtësin Lekaj

 

Mbrojtësi Elmir Lekaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ulpianës. Klubi nga Lipjani, ka njoftuar të hënën se Lekaj i është bashkuar ekipit në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Lekaj te Ulpiana është transferuar nga Rabat Ajax, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Maltës.