Sport

Kthimi i Balotellit tek Italia, dëshmi se Mancini ka shumë nevojë për sulmues

Foto: AP
 

Mario Balotelli është përfshirë në ekipin e përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancini, që do ta mbajë një grumbullim prej 26 deri më 28 janar. Mancini ka ftuar 35 futbollistë, ku në mesin e tyre është edhe Balotelli.

Sulmuesi enigmatik nuk ka luajtur për Italinë që nga viti 2018, por atij po i jepet një mundësi nga Mancini i cili ka mungesë të sulmuesve cilësorë në ekip. Rikthimi i Balotellit tek Italia ka nxitur reagim të tifozëve, ndërsa lojtarët e përfaqësueses italiane mund të jenë të shqetësuar.