Sport

Muriqi refuzon St. Etiennen

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, ka refuzuar një ofertë nga skuadra franceze Saint-Etienne, raporton Tuttosport.

Skuadra e Ligue 1 shpresonte të joshte sulmuesin teksa synojnë të rrisin shpresat e tyre për mbijetesë.

Saint- Etienne ka nisur bisedimet me Lazion, por është lojtari që ka refuzuar një kalim te skuadra franceze.

Për Muriqin interesim ka shprehur edhe skuadra ruse, CSKA Moska.

Lazio po synon ta shesë sulmuesin kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit.