Sport

Barça shënon fitore të vështirë ndaj Alavesit

 

Frenkie de Jong ka shënuar gol të vonshëm për fitoren e vështirë të Barcelonës ndaj Deportivo Alavesit. Ndeshja e fundit e xhiros së 22-të të La Ligas spanjolle përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Barçës.

Holandezi De Jong shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Realizoi me goditje nga zona, pas asistimit të Ferran Torresit.