Sport

Aston Villa pas Betancurit

Aston Villa po synon të përforcojë mesin e fushës. Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Steven Gerrard po e monitoron situatën e Rodrigo Bentancur te Juvrentusit.

Mesfushori uruguaian mund të largohet në janar, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.

Ekipi anglez është i gatshëm të shpenzojë rreth 25 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Bentancurit.

24-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.

Këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në Serie A dhe ka bërë dy asistime.

Deri më tani Aston Villa ka transferuar Philippe Coutinho, Robin Olsen dhe Lucas Dignen.