Sport

Ancelotti llogarit në Hazardin

Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se llogarit në shërbimet e Eden Hazardit në sezonin e ri.

Trajneri italian është shprehur i bindur se sulmuesi i krahut do të mbetet pjesë e klubit. “Eden Hazard është në planet tona për sezonin e ardhshëm dhe këtë mund ta konfirmoj”, deklaroi Ancelotti.

Hazard është lidhur me një largim nga Real Madridi pas problemeve të shumta me lëndimet.

Ylli belg këtë edicion ka luajtur vetëm 569 minuta në La Liga.