Pothuajse asnjëherë nuk keni dëgjuar që një ndeshje e Premier Leagues, që llogaritet si kampionati më i fortë në botë, të ndërpritet për shkak të energjisë elektrike. E kjo ndodhi sonte.
Ndeshja mes Watford dhe Norwich është ndërprerë përkohësisht në minutën e 60-të për shkak se disa prej reflektorëve të stadiumit nuk punonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht përpjekjeve për ta kthyer energjinë në reflektorët që ndaluan, deri tani nuk ka pasur zgjidhje.
Norwichi është në epërsi 1:0 me golin e Sargent. Milot Rashica ka startuar nga fillimi.