Sport

E ardhmja e Bardhit është në Itali

Enis Bardhi pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit Italian.

Të enjten u raportua se reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut është në llupën e skuadrës së Milanit, ndërsa një ditë më vonë, janë përmendur edhe dy skuadra tjera.

Portali sportiv “Superdeportes” ka shkruar se e ardhmja e Bardhit do të jetë në Itali, por ende nuk dihet nëse prej muajit janar apo nga korriku.

Lazio është raportuar një kohë që ka interesim për mesfushorin shqiptar, ndërsa ofertë është raportuar se ka bërë skuadra e Torinos.

Ka edhe skuadra angleze të interesuara për të. Prej tyre është edhe Fulhami që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez.

Bardhi 26-vjeçar ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual.